Kontratat e kredisë me bankat e nivelit të dytë

Paraja në dispozicion është oksigjeni i pothuaj të gjithë sipërmarrjeve të biznesit, por gjithashtu edhe i individëve. Akoma më shumë e rëndësishme bëhet ajo në kushtet e sotme, kur nevoja për konsum është në rritje. Pa shumë mundim, madje edhe në lagjet më të vogla mund të gjesh të pranishme degët e bankave, që i sheh madje edhe përbri furrit të bukës ose parukerisë, duke tërhequr vëmendjen me...

Kontratat e Kredise

Si të zgjidhni bankën që ju ofron interesin më të ulët të kredisë?  Ju paraqesim dy shembuj kontrata kredie nga dy banka që ofrojnë kushte të ndryshme: Banka e parë përcakton normën e interesit në kontratën e kredisë si më poshtë: Interesi kontraktor për shlyerjen e Kredisë do të jetë i ndryshueshëm dhe do të llogaritet si: PERQINDJA E INTERESIT Interes fiks 4.4 % (katër pikë katër përqind) në...

Edukimi dhe Mbështetja

Motivi 
Motivi i Archè Consulting Albania mbetet që të edukojë e të mbështesë biznesin në cdo vendim që merr dhe ta orientojë e udhëzojë drejt një analize të detajuar për cdonjërin nga këto vendime. Në Archè Consulting Albania nuk na frikëson koha për të kthyer te baza, tek origjina e idesë së biznesit. Ajo që synojmë është një biznes që mbi bazat e njohurisë rrit sigurinë në vendimarrje dhe në drejtim të stafit dhe në marredhënie me të tretët. E drejtuar nga një Manaxhere me eksperiencë në fushën e manaxhimit, ku shumë gjëra i ka mësuar duke i provuar, Flutura Veipi sjell në bizneset shqiptare guidën e menaxhimit të suksesshëm, përcjell besimin me optimizimin e burimeve njerëzore dhe vërtetësinë e rritjes së vlerave monetare dhe njerëzore njëkohesisht. Archè Consulting Albania beson se veprimet e mëposhtme janë vëmendja kryesore e prioriteti i cdo biznesi, edhe pse një pjesë e tyre përcaktohen nga rrethanat, por qëllimi kryesor mbetet rritja e fitimit dhe paraja e lirë qe ju kthehet mbrapsht zotëruesve të biznesit.

Rreth Nesh

Si mund t’ju ndihmojmë?

Archè Consulting Albania është krijuar nga dëshira dhe qëllimi i themeluesit të saj, Flutura Veipi, për të sjellë konsulencën tek bizneset shqiptare në fushën e drejtimit të shoqërive dhe përmiresimin e gjykimit financiar dhe vendimarrjes. Misioni i shoqërisë është që të ofrojë këshillim duke përcjellë energji pozitive dhe duke sjellë gjithmonë në vëmendje qëllimin e krijimit të biznesit të klientit.

Klientët tanë