• Si të zgjidhni bankën që ju ofron interesin më të ulët të kredisë?

 Ju paraqesim dy shembuj kontrata kredie nga dy banka që ofrojnë kushte të ndryshme:

Banka e parë përcakton normën e interesit në kontratën e kredisë si më poshtë:

Interesi kontraktor për shlyerjen e Kredisë do të jetë i ndryshueshëm dhe do të llogaritet si:

  • PERQINDJA E INTERESIT

Interes fiks 4.4 % (katër pikë katër përqind) në vit për 3 (tre) vitet e para duke filluar nga data e

disbursimit të kredisë.

Interesi kontraktor për shlyerjen e kredisë nga viti i 4-t (katërt) deri në datën e maturimit do të  jetë i ndryshueshëm çdo vit dhe do të llogaritet si Norma Bazë e Interesit (plus) + 4.2 % (katër pikë dy përqind) në vit.”

 Në këtë shembull interesi nominal pas vitit të tretë ndryshon, por nuk mund të jetë më pak se 4.2% në vit, nëse Norma Bazë e Interesit do të ishtë 0%. Për çdo vlerë mbi 0%, po me aq do të rritej dhe interesi nominal.

Shembull;

Nëse pas vitit të tretë, Norma Bazë do të ishte 0%, interesi nominal me të cilin do të llogaritej kredia do të ishte 0%+4.2%=4.2% dhe meqe është më e ulët se 4.4%, kesti i kredisë do të ishtë më i ulët se 3 vitet e para.

Nëse pas vitit të tretë, Norma Bazë do të ishte 0,5%, interesi nominal me të cilin do të llogaritej kredia do të ishte 0.5%+4.2%=4.7% dhe meqe është më e lartë se 4.4%, kesti i kredisë do të ishtë më i lartë se 3 vitet e para.

Si ta krahasoni këtë interes me atë të një banke tjetër, që nuk ka të njëjtën strukturë të llogaritjes së interesit?

Shembull. Në një bankë tjetër interesi ka strukturën që është me interes minimum si më poshtë:

“INTERESI dhe KOMISIONI

4.1 Për kredinë interesi nominal i aplikuar përbëhet nga dy norma interesi, norma e ndryshueshme plus normën e pandryshueshme, dhe është përcaktuar të jetë:

EURIBOR (norma e ndryshueshme) + 3 % (norma e pandryshueshme) por në cdo rast norma e interesit (norma e ndryshueshme + normen e pandryshueshme) nuk do të jetë më pak se 4 %. (EURIBOR është norma e interesit për huadhënie për 12 muaj të Euro, në tregun ndërbankar ndërkombëtar apo vendet e Europës)”.

Rasti në fjalë do të ishte gjithmonë jo më pak, se 4% dhe në dallim me rastin e mëparshëm do të ishte interes më i shtrenjtë vetëm në vitin 2 dytë dhe të tretë, nëse EURIBOR (norma e interesit bazë) do të ishte më e lartë se 1.4%, pasi 1.4% +3%= 4.4%. Dmth nëse EURIBOR është 1.5%, banka e dytë do të llogariste një interes 4.5%, ndërkohë që banka e parë është akoma me interes fiks 4.4%. Pas vitit të tretë dhe për gjithë jetëgjatësinë e kredisë, banka e parë është më e shtrenjtë, pasi norma e pandryshueshme do të ishte 4.2%, ndërkohë që për bankën e dytë është 4%.
Me të njëjtin shembull, duke filluar nga viti i katërt, interesi në bankën e parë është 1.5% +4.2% = 5.7%, ndërsa në bankën e dytë 1.5%+3%=4.5%.

Viti EURIBOR Banka 1 4.4% Fix 3 vjet, (EURIBOR+4.2%) pas vitit 3 Banka 2 (EURIBOR+3%), MIN 4%
1 0.1% 4.4% Fix 4% (minimumi sipas kontrates)
2 1.4% 4.4% Fix 4.4%
3 1.5% 4.4% Fix 4.5%
4 1.5% 5.2% 4.5%

Sa më e gjatë të jetë kredia përtej 3 viteve, aq më sens ka të zgjidhet banka e dytë. Për kreditë me afat të shkurtër, më shumë rëndësi ka parashikimi juaj nëse EURIBOR (Norma e Interesit bazë) do të jëtë mbi ose nën 1.4% dhe për këtë ju këshillojmë të shikoni historinë e 2-3 viteve të fundit apo të na pyesni ne për një këshillim.Për tre vitet e para, për EURIBOR nga 0% deri 1.4%, Banka 2 është më e favorshme, por nëse EURIBOR është më i lartë se 1.4%, atëherë Banka 1 që ofron normën fikse 4.4% është më e favorshme.

Por kontrata e kredisë ka edhe kosto të tjera, dhe me informimin e saktë rreth tyre mund të ndryshonte zgjedhja juaj. Si për shembull, komisionet për mbyllje të pjesshme, apo para kohe të kredisë, komision disbursimi, apo kosto sigurimi dhe vlerësimi. Për këtë ju ftojmë të lexoni publikimin tonë të rradhës…

Shenim: ” Euribor dhe Norma Bazë e interest janë i njëjti koncept dhe referencë”.