Partnerët Tanë

OFICINA

Archè Consulting Albania aktualisht bashkëpunon me OFICINA, një Sipërmarrje dhe Laborator Inovacioni. Roli i Archè Consulting Albania është ai i një Mentori dhe Trajnuesi.

Archè Consulting Albania me takime e seanca të rregullta, asiston startupet, duke i ndihmuar në fokusimin & qartësimin e planeve të veprimit për zbatim, duke ndërtuar një plan biznesi e duke e përdorur atë për vendimmarrje në shumë nivele.

Stafi i Archè Consulting Albania shtyjn startupet drejt burimeve të duhura, duke iu mësuar koncepte e taktika të nevojshme. Gjithashtu ndihmon në ndërtimin e strategjisë bazuar në një mision e objektiva të qarta, në diagnostifikimin e problemeve dhe në zbatimin apo rishikimin e strategjisë për një biznes të qëndrueshëm.

Archè Consulting Albania madje ndihmon edhe në përballjen e pengesave specifike, sic mund të jetë identifikimi i një segmenti tregu opo krijimi i një kanali të ri shitjesh. Stafi i Archè Consulting Albania përpiqet të transmetojë energji pozitive, duke admiruar shpirtin e tyre novator dhe sipërmarrës.

ORNO

Archè Consulting Albania është një kompani e para-kualifikuar nga BERZH për të ofruar shërbime këshillimi për ndërmarrje përfituese mikro, të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, në funksion të ekspertizës dhe eksperiencës së njohur, fushat e autorizuara ku Archè Consulting Albania mund të ofrojë Shërbime Keshillimi, lidhur me projekte të mbështetura nga Berzh në Shqipëri, janë:

• Strategjia
• Organizimi
• Operacionet
• Marketing
· Kontabiliteti dhe Raportimit Financiar Aktulisht,

Archè Consulting Albania po operon me sukses me Projektin e Këshillimit/ Mbështetje në Praktikat Drejtuese, me një prej përfituesëve të miratur të këtij projekti: ITALPAN LTD (ORNO). BERZH & Archè Consulting Albania besojnë se Biznesi ka nevojë për njohuri profesionale – Si të rritet dhe të qëndrojë konkurrues. Në fakt, ndërsa projektet e suksesshme të konsulencës mund të transformojnë biznesin, shumë nga kompanitë që kanë punuar me BERZH-in nuk kishin kërkuar ndihmë nga jashtë, me heret, dhe e kanë patur të vështirë të orientoheshin ku dhe si ta vendosnin besimin e tyre. BERZH lidh bizneset me konsulentët vendas për projekte dinamike në një sërë fushash të ekspertizës, duke shpjeguar procesin dhe duke ndarë koston e projektit me klientin. Partneri ynë ORNO, është rasti i duhur i një projekti fitues. Në rast se jeni të interesuar të mësoni më shumë në lidhje me këto mundësi, ju ftojmë të shfletoni si vijon: http://www.ebrd.com/news/2015/ebrd-launches-western-balkans-women-in-business-programme.html