PSE ARCHÈ?

Mikeshat e veta më të afërta zgjodhën emrin Archè, një mesazh që përkufizon si karakteret dhe shoqerinë e tyre.

Archè Consulting Albania është krijuar nga dëshira dhe qëllimi i themeluesit të saj, Flutura Veipi, për të sjellë konsulencën tek bizneset shqiptare në fushën e drejtimit të shoqërive dhe përmiresimin e gjykimit financiar dhe vendimarrjes.

Pse ne?

Energji Pozitive

Komunikim i drejtperdrejtë

Integritet

Staf i kualifikuar

Analizim

Strategji

Misioni  i shoqërisë është që të ofrojë këshillim duke përcjellë energji pozitive dhe duke sjellë gjithmonë në vëmendje qëllimin e krijimit të biznesit të klientit.

Archè Consulting Albania këshillon dhe mbështet aktivitetet e biznesit në vendosjen e objektivave të qarta, mision dhe ndërtim strategjie të cilat duhet të jenë të mirë-sinkronizuara mes tyre për të patur sukses. Shpesh në biznes, misioni, vizoni dhe strategjia për t’i realizuar ato, lihen pas dore, kalojnë në plan të dytë, pasi e përditshmja është më kërkuese, më e pasigurt dhe më emergjente, duke bërë që në fokus të jetë mbijetesa dhe maksimizimi i fitimit afatshkurtër. Ne duam që duke ju kujtuar këto parime bazë, qëllimin e krijimit të biznesit tuaj, përtej atij të krijimit të fitimeve, t’ju percjellim më shumë energji pozitive dhe t’ju ndihmojmë në realizimin e objektivave. Për më tepër, ju ofrojmë sigurinë që veprime të bazuara në parime të shëndosha drejtimi, garantojnë një rritje më të qëndrueshme të biznesit tuaj.

 

Si e bëjme ne këtë? Parimi dhe mënyra jonë e punës konsistojnë në përmirësimin e dijeve dhe mbështetje në zbatimin e tyre në praktikë (mentoring dhe coaching). Me baza besimi të ndërsjellta tek të dy palët dhe një komunikim të drejtëpërdrejtë, ne ju qëndrojmë pranë përgjatë procesit të implementimit të strategjisë së biznesit tuaj, deri sa kjo të bëhet element thelbësor i shoqerisë, pra e vendosur në themel të saj.