Shërbimet Tona
Ndërtim Strategjie
- Analizojmë me ju ambjentin e jashtëm dhe të brendshëm
- Krijojmë skenarin që ju përshtatet për të realizuar objektivat.
- Asistojmë në implementim duke bashkëpunuar me drejtuesit në zbatimin e strategjisë, apo rishikimin e saj.
- Ne punojmë me ju, në mënyrë që startegjia juaj të bëhet pjesë esenciale e biznesit tuaj.
Organizim i brendshëm
- Vlerësim nëse organizimi i brendshëm i shoqerisë reflekton qëllimin e krijimit dhe praninë e saj në treg
- Vlerësim i efikasitetit të shoqërisë?
- Vlerësim i përmiresimit dhe optimizmit të burimeve njerëzore; me çfarë kosto dhe në çfarë harku kohor mund të merret një rezultatat më i mirë.
Marketing
Strategjia e Produktit:
- Optimizimi i portofolit të produkteve
- Zhvillimi i produktit të ri
- Proçesi dhe mbështetja organizative e shpërndarjes
Strategjia e marketingut
- Strategjia e zhvillimit të tregut
- Analiza e përfitimit të klientit dhe produktit
- Optimizimi i marketingut
Menaxhimi i marrëdhenies me klientin
- Politikat e trajtimit të besnikërisë së klientit
- Vlera e Segmentimit të klientëve në nivel strategjie për kompaninë
Strategjia e Markës
- Menaxhimi i markës
- Optimizimi i portofolit të markës
Analizë Financiare
- Analizë e detajuar e të Ardhurave, Fitimeve, Eficencës Operacionale, Eficencës së Kapitalit dhe Likuiditetit
- Nëse do të investoni në një aktivitet biznesi, me çfarë çmimi ?
- Nëse duhet të investoni në një aktiv apo në një kapital qarkullues, si do të financoni blerjen?
Menaxhim i brendshëm
- Sigurimi i rregullt dhe adeguat i fondeve
- Shfrytëzimin optimal i fondeve.
- Sapo fondet te përfitohen, do te duhet të shfrytëzohen në mënyrën maksimale të mundshme, me kosto minimale
- Sigurimi i investimit.
- Planifikimi i një strukture kapitali të shëndoshë.
Mbështetje për financim
- Asistencë dhe prezencë fikse në ndjekjen e procedurave të kredisë
- Përllogaritje vlerash dhe gjetje alternativash më të favorshme për klientin kryesisht në lidhje me interesat dhe format e disbursimit.
- Klauzolat e kontratës/ndihmë në interpretim analizim vendimarrje.
- Udhëzime në lidhje me procedurat përkatëse sic janë siguracionet dhe marrëdhëniet me bankat.
Transformim Shoqërie Tregtare
- Analizim dhe interpretim i gjendjes aktuale të një aktiviteti
- Përcaktimi i një Strategjie Organizative
- Zhvillimi i një plani rimanaxhimi lidhur edhe me ndryshimin organizativ
- Hartimi i një statusi të ri zhvillimi dhe një plani zbatimi
- Zbatimi i ndryshimeve dhe arritja e një qëndrueshmërie në rritje
Përmirësim i njohurive dhe praktikave drejtuese
Mësoni nga një sipërmarrës i suksesshëm, përmes programit tonë të këshillimit.
Përfitoni nga njohuritë dhe përvoja e konsulentit tuaj për të fituar një perspektivë të vënë në jetë që ju ndihmon të arrini qëllimet kyçe dhe të vendosni biznesin tuaj në rrugën e drejtë.
Blerje & Shkrirje aktiviteti biznesi
Arche Consulting Albania ju ofron kompanive konsulencë dhe mbështetje në ndërtimin e modeleve në proceset e Blerje/Shkrirje aktivitet biznesi. Ne ofrojmë ekspertizën e nevojshme për të drejtuar Kompanitë dhe drejtuesit e tyre në procesin e marrjes së vendimeve nëse duan të blejnë apo të bashkohen me aktivitete të tjera ekonomike, apo nëse duan të shkrijnë apo ndajnë aktivitetet ekzistuese.
Strategji Korporative dhe Strategji Blerje: Zhvillimi i një strategjie të qartë e të mirëartikuluar si dhe një plan Blerje/Shkrirje që e përforcon strategjinë po ashtu edhe një prezantim të sinqertë dhe prestigjoz të kompanisë.
Startup
- Koha më e përshtatshme për të kërkuar këshillim profesional, është koha përpara se të hapet një aktivitet biznesi.
- Ne bashkëpunojmë me klientin duke identifikuar hapat që do të hidhen dhe duke i ndihmuar të hedhin hapat e duhur.
- Duke iu përgjigjur pyetjeve të klientëve, njëkohësisht i këshillojmë për të arritur edhe një kthim më të lartë të investimit që do të kryhet.
- Kryejmë kërkime dhe implementojmë zgjidhje biznesi, strategji marketingu si edhe marrëdhënie strategjike që mundësojnë biznesin e klientëve tanë të ngrihen në një nivel më të lartë.