Flutura Veipi

Flutura Veipi

Konsulente dhe Partnere Menaxhuese

Zonja Veipi është aktualisht konsulente dhe partnere menaxhuese e Archè Consulting Albania. Ajo sjell në tryezë një eksperiencë të kalibrit ekzekutiv prej mbi 16 vjet në fushën e bankave, financave, investimeve dhe projekteve mbi menaxhimin strategjik dhe Lidershipin. Ajo ka punuar prej vitit 2000-2014 me bankën ProCreddit Bank Albania (një njësi ekonomike gjermane) dhe ka mbajtur disa pozita kryesore drejtuese duke përfshirë atë të Zevendes Drejtor Ekzekutiv si dhe Anëtare dhe Kryetare e Bordit Drejtues.

Përveç kësaj, përfshirja dhe ekspertiza e znj. Veipi përfshin, (por pa u kufizuar vetëm në to), pozita të nderuara dhe të rëndësishme si Anëtare e Bordit të Dhomës Ekonomike Amerikane në Shqipëri gjatë 2012 – Prill 2014, Shefe e Komitetit “Gruaja Aktive në Biznes ” gjatë 2012-Prill 2014, si dhe Anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Bankave gjatë 2011-2013.

Zonja Veipi u diplomua në Universitetin e Tiranës me diplomë Bachelor në Financë & Kontabilitet në vitin 2000 dhe vazhdon studimet e MBA në Universitetin e Roehampton, Londër.

.

Adela Leka

Adela Leka

Senior Partner

Joni Gusho

Joni Gusho

Senior Partner