Rreth Nesh

Synoni më lart me Archè

Mbështesim kompanitë drejt inovacionit, transformimit dhe avantazheve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

ne fokusohemi te japim shërbime me cilësi te lartë

Ne jemi një ekip këshilluesish biznesi të motivuar dhe të inkurajuar për të ofroruar shërbime profesionale për SME dhe Institucione. Pavarësisht se sa komplekse janë çeshtjet e biznesit tuaj, ne kemi aftësi dhe përvojë për të dhënë përgjigjet që ju nevojiten për të ecur përpara. Besimi ynë vjen nga përvojat individuale të më shumë se 15 viteve në takime, vizita dhe këshillime drejt qindra klientëve tanë në industri të ndryshme.

Adela Leka

Senior Partner

Përgjegjës për administrimin e portofolit të klientëve të kompanisë me fokus në qeverisjen e korporatave, menaxhimin e kompanive, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë, riorganizimin e ndërmarrjeve, vlerësimin dhe strukturimin e burimeve njerëzore dhe fushave financiare të veprimtarisë.

Background

Përvojë në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicioneve të larta në bankat tregtare në vend. Aftësi në Menaxhimin e Bankës, Burimet Njerëzore, Menaxhimin e Riskut dhe Zhvillimin e Biznesit. Specializim i gjerë në Analizën e Kredisë, menaxhimin e NPL, Financat, Bankingu për SME dhe Retail. Me përvojë të lartë në zhvillimin e strategjisë, zhvillimin dhe implementimin e produkteve dhe shërbimeve, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun, menaxhimin e institucionit dhe stafit përmes ndryshimeve strategjike.

Disa pozicione menaxheriale në ProCredit Bank Albania nga 2004-2013, në Financë, Divizioni i Riskut dhe në 6 vitet e fundit 2013 -2019 anëtar i bordit drejtues dhe kryetar i bordit drejtues të ProCredit Bank Albania.

Gjatë periudhës 2014 – 2018, Adela Leka shërbeu si Anëtare e Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Bank Ekuador dhe për vitin 2018 ishte Anëtare dhe Zëvendëskryetare e Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Broker SunTrust nga maji 2019-deri më tani.

Background

Ekspert i lartë bankar me një histori të gjatë në kreditimin e SME-ve, financimin e projekteve dhe qeverisjen e rrezikut të kredisë. Aftësi shumë të mira në hartimin dhe zbatimin e proceseve të analizës, vlerësimit dhe monitorimit të rrezikut të biznesit dhe kredisë në industri të ndryshme. Përvojë e gjatë në trajnimin e stafit dhe ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

Gjatë eksperiencës, Joni Gusho ka fituar aftësi shumë të mira në Planifikimin e Biznesit, Buxhetimin dhe Parashikimin, Menaxhimin dhe Trajnimin e Burimeve Njerëzore, Analizën dhe Menaxhimin e Portofolit të Huave, Hulumtimin e Tregut, Analizën e Investimeve dhe Vlerësimin e Riskut, Rrezikun Financiar, Rrezikun e Kredisë dhe Menaxhimin e përgjithshëm të Riskut. I motivuar për organizimin e proceseve efikase dhe efektive si elementët kryesorë të një mjedisi të qëndrueshëm të Menaxhimit të Riskut i cili siguron një normë të qëndrueshme të kthimit.

Joni Gusho

Senior Partner

Përgjegjës për administrimin e portofolit të klientëve të kompanisë me fokus në vlerësimin financiar, planifikimin e biznesit, hulumtimin e tregut, analizën e investimeve, menaxhimin e borxhit.

Parimet Tona

Ne jemi të udhëhequr nga dëshira për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri përmes ofrimit të shërbimeve këshilluese në manaxhim dhe financë për SME dhe Insitucione.

Mundësi Kariere

Nëse mendoni se keni shpirtin sipërmarrës dhe dëshironi të keni një mundësi për të zhvilluar veten, bashkohuni me ne për një takim dhe eksploroni ofertat tona të punës.

Syno SUKSESIN

Klientët mbështeten tek ne çdo ditë për të ndihmuar transformimin e pasigurisë në mundësi.

Shërbimet tona

Shërbimet tona të konsulencës konsistojnë në këshillimin dhe mbështetjen e SME-ve në përcaktimin e objektivave të harmonizuara, misionin afatgjatë dhe strategjinë për të arritur sukses. Qëllimi ynë është të shkojmë përtej detyrave operative të përditshme dhe të fokusohemi tek vizioni afatgjatë, misioni dhe strategjia për t’i arritur ato. Në vend që të përqendrohemi në mbijetesën dhe maksimizimin e fitimit afatshkurtër, ne sigurojmë që, bazuar në parime të forta të menaxhimit, klientët mund të garantojnë një rritje të qëndrueshme të biznesit të tyre.

Si e bëjmë ne këtë?

Parimet tona dhe qasja jonë ndaj konsulencës konsistojnë në përmirësimin e njohurive dhe mbështetje në vendosjen e strategjisë në veprim. Përmes komunikimit të hapur dhe besimit, ne mbështesim zbatimin e strategjisë gjatë gjithë rrugës, derisa praktikat më të mira të shndërrohen në kulturën e kompanisë.

Ofrojmë zgjidhjen e duhur për biznesin tuaj.